Kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka përkujtuar 27 prillin e vitit 1999, ku në këtë datë u krye masakra e Mejës dhe u zhdukën 376 shqiptarë.
Përvjetori i Masakrës së Mejës ku u vranë e zhdukën 376 shqiptarë, por edhe Dita për Persona të Zhdukur, e shpallur në nderim të viktimave të masakrës së Mejës dhe gjithë të zhdukurve si pasojë e Luftës në Kosovë, na përkujton se kemi edhe shumë plagë të hapura”, ka shkruar Kurti.
Kurti gjithashtu ka shkruar se nuk është e mundshme të ecët nga e ardhmja pa u mbyllur si duhet e kaluara.
“Nuk është e mundshme të ndërtohet e ardhmja, pa u mbyllur si duhet e kaluara.”, tha ai./ Gazeta Sinjali/