Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ai nuk e ka kundërshtuar draft-dokumentin franko-gjerman për dialogun.
Ai, në një konferencë për media, ka deklaruar se në takimin e tij me këshilltarët e presidentit francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, ka treguar qëndrimet e tij për këtë nismë.
“Ata kanë sjellë përmbledhje të ideve që nuk i kam refuzuar, por kam thënë se janë bazë e mirë, unë i kam vërejtjet e mia, u kam thënë edhe atyre vërejtjet dhe kritikat e mia”, tha ai.
“Mirëpo, unë nuk e kam kundërshtuar atë propozim, përfundimisht jo që u kundërshtua, por u refuzuar në Beograd, ata i thanë jo. Edhe a e dini se pas çfarë mbledhje i thanë jo, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, ky refuzim në Beograd po synon të shndërrohet në pasiguri në Kosovë”, ka thënë Kurti.