image Kurti nuk e fut në agjendë takimin me presidentin

Kosovë

Politikë/ Kurti nuk e fut në agjendë takimin me presidentin

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka futur në agjendën e nesërme takimin e thirrur nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Sinjali.

Duket se ky është një refuzim i ftesës së presidentit, për të diskutuar, siç thuhet në komunikatën e presidencës, çështjet me interes shtetëror.

Anipse, në agjendën e nesërme të kryeministrit shihet se ora 13:00, e caktuar nga presidenti Thaçi për takim, do të jetë e lirë edhe për Kurtin, aty nuk është paralajmëruar mbajtja e këtij takimi.

“Kryeministri Albin Kurti pret në takim z. Dale Pfeiffer, themeluesin e Fondit Amerikan të Edukimit në Kosovë (KAEF) VENDI: Ndërtesa e Qeverisë KOHA: 10:30 2. Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në seancën e Kuvendit VENDI: Kuvendi i Kosovës KOHA: 11:00 3. Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në Shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në ZKM VENDI: Ndërtesa e Qeverisë KOHA: 14:00 4. Kryeministri Albin Kurti pret në takim bordin e organizatës joqeveritare GERMIN VENDI: Ndërtesa e Qeverisë KOHA: 15:30​”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit./Gazeta Sinjali/