Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e jashtëzakonshme për media të zhvilluar pas sulmit tragjik që ndodhi sot në orën 2:34 në Banjskë të Zvçeanit persona të armatosur që dyshohen të jenë serbe, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, u shpreh se ka qenë në kontakt me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, dhe se pritet që të vendpos kontakt edhe ambasadorin e BE-së, Thomas Szunyog, raporton Gazeta Sinjali.
Kurti ndër tjera tha se nuk është në dijeni pse nuk ka reaguar ende Bashkimi Evropian, lidhur me rastin në fjalë.
“Do të vendosi kontakt edhe me ambasadorin e BE-së Tomasz Szunyog këtu. Unë besoj që pas këtyre fakteve, pas këtyre të dhënave nuk ka askush dilema se ku ndodhemi sot dhe çfarë rreziku kemi, jo vetëm në Banjska. Nuk bëhet fjalë për fshatarë, por për profesionistë të armatosur që kanë ardhur për ta destabilizuar Kosovën”, tha Kurti.