image Kurti nuk do konfrontim me Ramën: Jemi dhe do të jemi gjithmonë një popull

Politikë

Mini-Schengeni/ Kurti nuk do konfrontim me Ramën: Jemi dhe do të jemi gjithmonë një popull

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka reaguar edhe njëherë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, pas deklaratave kundërshtuese të këtij të fundit ndaj tij dhe të gjithë atyre që kundërshtuan Mini-Schengenin ballkanik.

Kurti tha se nuk do që të konfrontohet me Ramën, pasi “jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull”, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai theksoi se rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nëpër Prishtinë

“Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim!”, ka shkruar lideri i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në Tiranë së fundi kanë qëndruar liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë presidentin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Samitin e thirrur për konkretizim të Mini-Schengenit rajonal.

Rama hodhi akuza drejt liderëve në Kosovë pas refuzimit për të marrë pjesë në një samit të tillë. /Gazeta Sinjali/