image Kurti njofton sërish për targat: Vendimi garanton sundimin e ligjit, paqen dhe sigurinë

Politikë

Kurti njofton sërish për targat: Vendimi garanton sundimin e ligjit, paqen dhe sigurinë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar sërish për vendimin e Qeverisë rreth shkallëzimit të masave për targat ilegale.

Tash kryeministri Kurti në një postim në Twitter, ka njoftuar edhe në gjuhën angleze.

Sipas Kurtit, zbatimi i vendimit garanton sundimin e ligjit dhe është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit.

“Qeveria jonë miratoi sot zbatimin gradual të politikës për targat ilegale të shpallura në qershor, për të cilën partnerët tanë ndërkombëtarë konfirmojnë se është plotësisht në përputhje me marrëveshjen e Brukselit. Vendimi i zbatimit garanton sundimin e ligjit nga njëra anë dhe paqen dhe sigurinë nga ana tjetër”, ka deklaruar Kurti në Twitter.

Edhe pas shkallëzimit të vendimit për targat, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të zhgënjyera që kryeministri i Kosovës nuk e ka shtyrë plotësisht vendimin.

/GazetaSinjali/