image Kurti nga Vjena udhëton për në Shtutgart

Biznes

Kurti nga Vjena udhëton për në Shtutgart

news image

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Shtutgartit të Gjermanisë.

Siç njofton kryeministria, ai do të qëndrojë për dy ditë atje, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik “Global Connect 2022”.

“Ai po ashtu do të zhvillojë takime me përfaqësues politikë të landit Baden-Württemberg dhe të bizneseve atje”, thuhet në njoftim.

Kurti drejt Shtutgartit është nisur nga Vjena ku ishte për vizitë zyrtare.

/GazetaSinjali/