image Kurti nga Gjermania: Sundimi i ligjit dhe rritja ekonomike janë prioritete të dëshmuara të Qeverisë

Politikë

Kurti nga Gjermania: Sundimi i ligjit dhe rritja ekonomike janë prioritete të dëshmuara të Qeverisë

news image

Në ditën e parë të qëndrimit të tij në Shtutgart të Gjermanisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë hapëse të Forumit Ekonomik Global Connect 2022, ku mbajti edhe një fjalë rasti.

Në fjalën e tij, sips njoftimit, Kurti foli për mundësitë që Kosova ofron për investitorët e huaj dhe vlerat që ndanë me Bashkimin Evropian.

Ai tha se vendi ynë ka një qeveri demokratike dhe institucione të qëndrueshme që përbëjnë bazë të favorshme për investitorë që synojnë investime të qëndrueshme dhe kthim të tyre.

“Si një nga përparësitë e Republikës së Kosovës, Kurti e veçoi kapitalin njerëzor. “Me 2/3 e popullatës nën moshën 35-vjeçare, fuqi punëtore të talentuar dhe të motivuar dhe që flet gjuhë të huaja, Kosova paraqet një mundësi shumë të mirë për bizneset gjermane”, thuhet në komunikatë. Me këtë rast, ai u bëri ftesë përfaqësuesve të bizneseve që të vizitojnë Kosovën”, thuhet në njoftim.

Duke iu referuar raporteve ndërkombëtare si ai i Transparency International, Reporterët pa Kufij dhe Projekti i Drejtësisë Botërore dhe indikatorëve ekonomikë, Kurti tha se qeverisja e mirë, sundimi i ligjit dhe rritja ekonomike janë prioritete të dëshmuara të Qeverisë.

Kurti po ashtu vizitoi edhe shtandin e Republikës së Kosovës.

/GazetaSinjali/