image Kurti: Nëse tërhiqen trupat amerikane nuk ka të bëjë me tarifën, por me reduktimin e bërë edhe në Afganistan e Siri

Politikë

Politikë/ Kurti: Nëse tërhiqen trupat amerikane nuk ka të bëjë me tarifën, por me reduktimin e bërë edhe në Afganistan e Siri

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Podujevë për trupat amerikane dhe heqjen graduale të tarifës duke e zëvendësuar me reciprocitetit.

I pari i Qeverisë së Kosovës, nuk beson që trupat amerikane do të tërhiqen nga Kosova. Madje nëse ndodh kjo, Kurti thotë nuk ka të bëjë më tarifën por ka të bëjë më një reduktim të trupave që kanë bërë edhe në Afganistan edhe në Siri.

“Unë nuk mendoj që KFORI duhet të tërhiqet nga Kosova, përkundrazi nuk besoj qe do tërhiqet. Kemi parë një dëshirë të djalit të presidentit Trump por kjo nuk ka të bëjë me tarifën. Nëse ajo dëshirë bëhet vendim i Donald Trumpt kjo sërish nuk ka të bëjë më tarifën por ka të bëjë më një reduktim të trupave që kanë bërë edhe në Afganistan edhe në Siri”, është shprehur Kurti.

Shtoi se SHBA duhet të qëndrojë në Kosovë me ambasadë, me ekonomi, me kulturë dhe mbrojtje.

Kurti tha se tarifa do të hiqet gradualisht duke e zëvendësuar me reciprocitetin gradual.

“Jam i bindur qe kjo është rruga e duhur dhe qëndrimi më racional dhe i dobishëm për vendin tonë”, ka thënë Kurti. /Gazeta Sinjali/