image Kurti: Nëse ka vullnet, nuk duhen më shumë se 2-3 muaj për marrëveshje me Serbinë
[wp-story id="814678"]

Politikë

Kurti: Nëse ka vullnet, nuk duhen më shumë se 2-3 muaj për marrëveshje me Serbinë

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka hedhur akuza në drejtim të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se Serbia nuk do marrëveshje që çon në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, raporton Gazeta Sinjali.

Në një intervistë për mediumin Novosti, Kurti ka thënë se shteti serb vazhdon të mbetet një autokraci me lidhje të gjera dhe të ngushta me Rusinë.

“Sa i përket shtetit ligjor, ne jemi të parët në Ballkan. Pra Kosova është një vend normal me progres dhe zhvillim, por marrëdhëniet tona me Serbinë nuk janë normale. Nuk bëhet fjalë për Kosovën, Serbia nuk është një vend normal. Është një autokraci me lidhje shumë të gjera dhe të ngushta me Kremlinin. Serbia gjatë qeverisjes SNS-së u bë provincë e Rusisë dhe për këtë arsye situata në Ballkan është e rrezikshme sepse përveçse lufton hegjemoninë e Beogradit është edhe Rusia. Kosova ka ushtrinë dhe policinë e saj dhe është një vend shumë më demokratik se Serbia, dhe pavarësia e Kosovës është shumë më e madhe se në Serbi, e cila është e varur nga Rusia. Për sa i përket rritjes ekonomike jemi përpara Serbisë. Në Serbi opozita nuk mund të fitojë dhe në Kosovë si opozitë dëshmuam se mund ta marrim pushtetin. Është testi kryesor i demokracisë. Ju e dini që opozita nuk ka shanse të fitojë as në Rusi. Jemi të kujdesshëm sepse kufizojmë një vend jodemokratik”, ka thënë ai.

Kryeministri Kurti ka ripërsëritur faktin se normalizimi i marrëdhënieve duhet të ketë marrëveshjen finale me njohjen reciproke në qendër.

Sipas tij, nëse ka vullnet nga të dy palët nuk duhen më shumë se 2-3 muaj për të arritur marrëveshje  mes dyja vendeve.

“Qasja ndaj dialogut vitet e kaluara ishte e gabuar. Atëherë Kosovën e trajtonin si temë në dialog, dhe jo si palë. Paraardhësit e mi kanë shkuar atje, por kanë folur vetëm për Kosovën. Qasja ishe e gabuar sepse ishte nisur nga ideologjia e zgjidhjes së problemit, atëherë dalin edhe më shumë probleme dhe ke interpretime të ndryshme. Që nga gushti ne kemi nisur një qasje tjetër, që si pikë të parë në dialog kemi bisedimet për marrëveshjen finale dhe si pikë të dytë zhvillimet tjera. Marrëveshja finale është pika e parë. Unë jam optimist. Kur kam përmendur pranverën si afat për marrëveshje, nuk kam thënë pikërisht në pranverë, por sa më herët aq më mirë. Nuk kemi shumë kohë të humbim, sepse njerëzit humbin durimin në njërën anë dhe në anën tjetër nuk është në rregull që presidenti amerikan thotë që duhet të keni marrëveshje me njohje reciproke në qendër, këtë e përsëritë edhe Scholz dhe së fundmi kishim edhe një propozim të BE-së. Nuk duhet të humbim kohë sepse deligjimitohet çdo propozim. Kam thënë në pranverë, por mendoj që 2-3 muaj janë të mjaftueshëm që më në fund të normalizojmë marrëdhëniet, nëse kemi vullnet për këtë”, ka thënë Kurti për N1 në gjuhën boshnjake.

/GazetaSinjali/