image Kurti në takim të përbashkët me Escobar dhe Lajçak

Politikë

Kurti në takim të përbashkët me Escobar dhe Lajçak

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tashmë ndodhet në takim me Zëvendës-ndihmës e Sekretarit të Shtetit të ShBA-së, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, përfaqësuesin e BE-së për dialogun.

Ky takim lidhet ekskluzivisht me atë të nesërmin mes kryeministrit Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq, raporton RTK.

Paraprakisht Escobar dhe Lajçak kanë mbajtur takim edhe me Vuçiq. Siç thuhet më tej këto takimet e sontme janë duke u bërë që e enjtja të kulmojë me arritjen e ndonjë marrëveshjeje mes palësh.

/GazetaSinjali/