image Kurti në takim me Viola von Cramon, diskutojnë gjendjen në Ukrainë

Politikë

Kurti në takim me Viola von Cramon, diskutojnë gjendjen në Ukrainë

news image

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon, me të cilën ka diskutuar mbi zhvillimet në Ukrainë pas agresionit ushtarak rus.

Kurti njoftoi Viola von Cramon për vendimet e Qeverisë karshi Rusisë dhe në mbështetje të Ukrainës, të cilat në njërën anë përfshijnë sanksionet kundër Rusisë në përputhje me ato të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe në anën tjetër vendimin për të pranuar 20 gazetarë ukrainas.

“Rreshtimi i qartë dhe i menjëhershëm me botën demokratike dhe kundër një pushteti despotik, është tregues i qartë i vlerave demokratike dhe orientimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës”, tha kryeministri Kurti.

Në takim u diskutua edhe mbi reformat në drejtësi, luftimin e krimit dhe korrupsionit, ndryshimet legjislative, sigurinë dhe energjinë.

/GazetaSinjali/