image Kurti në seancë: Turpi nuk iu përket atyre që u përdhunuan, turpi është mbi të gjithë ne të tjerët

Kosovë

Kuvendi/ Kurti në seancë: Turpi nuk iu përket atyre që u përdhunuan, turpi është mbi të gjithë ne të tjerët

news image

Kryeministri Albin Kurti, në seancën e veçantë që po mbahet për vetëdijësim për të dhunuarat seksuale në luftën e fundit në Kosovë, ka thënë se turpi nuk është mbi të përdhunuarat por mbi të gjithë ne të tjerët.

“Turpi nuk iu përket atyre që u përdhunuan, turpi është mbi të gjithë ne të tjerët që nuk i përkrahim ato”, është shprehur Kurti

Ai ka theksuar se qeveria është e gatshme të plotësojë çdo kërkesë të Prokurorisë për viktimat e dhunës seksuale.

“Në vitin 2018 është krijuar Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit për të dhunuarat seksuale në luftën e fundit, iu bëj thirrje që të aplikojnë për njohjen e statusit të tyre”, ka thënë Kurti.

Kurti foli edhe për tri gratë e mbijetuara nga përdhunimi seksual në luftën e Kosovës, të cilat kanë folur haptas për përjetimet e tyre, Marte Tunaj, Vasfije Krasniqi- Goodman dhe së fundi Shyhrete Tahiri- Sylejmani./ Gazeta Sinjali/