image Kurti në Podujevë u thotë qytetarëve se duhet të mësojnë të zënë peshk

Kosovë

Fushata/ Kurti në Podujevë u thotë qytetarëve se duhet të mësojnë të zënë peshk

news image

Kryeministri Albin Kurti, në fushatën zgjedhore e cila po mbahet Podujevë, sonte në një takim me të rinjtë dhe sportistët llapjanë u ka thënë se “Duhet të mësojmë të zëmë peshk dhe jo vetëm të na ofrojë dikush peshkun për darkë”.

Kurti në fjalimin e tij para qytetarëve të Podujevës ka theksuar se emri i ndryshimit në Podujevë e ka emrin Shpejtim, pasi që sipas tij kështu zhvillohet edhe ekonomia. Ai është shprehur se dikur Llapi ka pasur peshk në lum sepse ka qenë i pastër ndërsa tani atë ujë nuk e pi as bagëtia.

“Dikur ka pasur peshk në lumin Llap, sepse ka qenë i pastër, por tash edhe bagëtia nuk e pi atë ujë, për shkak të ndotjes dhe mungesës së mirëmbajtjes dhe nuk ka zhvillim dhe ruajtje për mjedisi dhe ekonominë dhe ndryshimi në Llap është i domosdoshëm dhe ky ndryshim e ka emrin Shpejtim”, është shprehur Kurti.

Kujtojmë që në zgjedhjet e parakohshme të 15 marsit në Podujevë konkurrojnë LDK me Nexhmi Rudarin, PDK me Naim Fetahun dhe Lëvizja Vetëvendosje me Shpejtim Bulliqin. Zgjedhjet mbahen pasi që kryetari aktual Agim Veliu dha dorëheqje për të marrë postin e ministrit të Brendshëm./ Gazeta Sinjali/