image Kurti në mbledhje të partisë: Qytetarët po shohin të ardhme më të ndritshme në Kosovën e tyre

Politikë

Kurti në mbledhje të partisë: Qytetarët po shohin të ardhme më të ndritshme në Kosovën e tyre

news image

Lëvizja Vetëvendosje po zhvillon sot mbledhjen e radhës të Këshillit të Përgjithshëm.

Kryeministri Albin Kurti, i cili është kthyer nga udhëtimi i tij në SHBA dhe Zvicër, iu foli anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, duke ua kujtuar se si Qeveria “i ka tejkaluar parashikimet”.

I pari i Qeverisë foli për sukseset e kabinetit të tij dhe tha se me LVV-në “Kosova është bërë fanar i demokracisë dhe i zhvillimit në rajon”.

Ai tutje shtoi se “për një vit Qeverisje, Kosova ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm“.

Mes tjerash, Kurti tha se me LVV-në, është ngjallur shpresa dhe kësisoj “qytetarët po shohin një të ardhme më të ndritshme në Kosovën e tyre”.

Ai gjithashtu foli edhe për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës si dhe për planet për anëtarësim në NATO e BE.

Anëtarësimi ynë në këtë institucion është vlerë e shtuar për këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparojë edhe më shumë në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit. Gjithashtu jemi duke bërë përgatitjet drejt anëtarësimit në Programin për Partneritet dhe Paqe në kuadër të NATO-s dhe do të aplikojmë edhe për anëtarësim në Bashkimin Europian“, tha kryeministri Kurti.

/GazetaSinjali/