image Kurti në maj udhëton për në SHBA: Do të kem takime me administratën Biden - Sinjali

Kurti në maj udhëton për në SHBA: Do të kem takime me administratën Biden

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë muajit maj do të udhëtojë për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti ka thënë se atje do të qëndrojë disa ditë, por nuk ka dhënë detaje për takimet që do t’i zhvillojë.

Megjithatë, ai ka thënë se do të ketë takime me administratën e presidentit Biden.

“Në SHBA do të jem gjatë muajit maj. Do të shkoj atje, nuk e di ende se cila do të jetë agjenda. Por, e gjitha do të shpaloset me kohë. Takime sigurisht se do të kem me administratën e presidentit Biden dhe diasporën”,  ka thënë Kurti në RTK.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin