image Kurti në Hardh Fest, rithekson mbështetjen për prodhimet vendore

Sociale

Kurti në Hardh Fest, rithekson mbështetjen për prodhimet vendore

news image

Në ditën përmbyllëse të festës së vjeljes së rrushit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vizituan festivalin “HardhFest”.

Kurti i përgëzoi organizatorët për përkushtimin e tyre në organizimin e festivalit, si dhe promovimin e kulturës së rrushit, përcjell Klankosova.tv.

Edicioni i 20-të i këtij festivali përgjatë tri ditësh ofroi program të pasur artistik dhe kulturor.

“I organizuar në vreshtat e Rahovecit, HardhFest solli rrush të shijshëm, aktivitete rekreative, vizita në vreshta, muzikë e poezi.Nën sloganin “Ca kokrra rrushi”, edicioni i sivjetmë i “Hardh Fest” iu dedikua poetit të ndjerë, Xhevdet Bajraj”, thuhet në komunikatën për media.

/GazetaSinjali/