image Hardh Fest përkrah fëmijëve me fibrozë cistike

Kosovë

Hardh Fest përkrah fëmijëve me fibrozë cistike

news image

Hardh Fest, në bashkëpunim me Shoqatën për Fibrozë Cistike, do të organizojë Hardh Mini-Maratonën.

Kjo maratonë i kushtohet fëmijëve të prekur nga fibroza cistike, transmeton Sinjali.com.

“Blej edhe ti numrin tënd për pjesëmarrje! Numri kushton të paktën 5 euro dhe 100% e fondeve shkojnë për fëmijët me fibrozë cistike. Numrin mund ta bleni në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë dhe në Qendrën Rinore në Rahovec”, kanë shkruar nga Hardh Fest.

Donacionin po ashtu mund ta bëni edhe në llogarinë e Shoqatës për Fibrozë Cistike – NLB Banka 17-02-0016000634-70 me përshkrimin “Në mbështetje të fëmijëve me fibrozë cistike – Hardh Fest”.

Hardh Mini-Maratona do të mbahet më 17 gusht nga ora 10:00, në kuadër të Hardh Fest, në Rahovec./Sinjali.com/