image Kurti: Në dialog me Serbinë çështja e të pagjeturve nuk e ka marrë vëmendjen e duhur

Politikë

Kurti: Në dialog me Serbinë çështja e të pagjeturve nuk e ka marrë vëmendjen e duhur

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur sot në takim kryetarin e Kryqit të Kuq në Kosovë, Agim Gashi dhe zyrtaren për media të kësaj organizate, Albiona Salihu, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë takim, në të cilin mori pjesë edhe deputetja e legjislaturës së re, Saranda Bogujevcin dhe ish-këshilltarja për çështje juridike, Furtuna Sheremeti, Kurti ka përmendur edhe çështjen e të pagjeturve.

Në një komunikatë të kësaj partie, Kurti citohet të ketë thënë se kjo çështje nuk e ka marrë vëmendjen e duhur në dialogun Kosovë – Serbi.

Mirëpo, me qeverinë e ri, që pritet të udhëhiqet nga ai, Kurti ka thënë se kjo gjë do të ndryshojë.

“Kurti tha se në raport dhe dialog me Serbinë çështja e të pagjeturve nuk e ka marrë vëmendjen e duhur. Ai theksoi se me qeverinë e re kjo do të ndryshojë dhe se dialogu do të jetë i përgatitur mirë e parimor. Në fund, palët u dakorduan ta thellojnë bashkëpunimin me t’u formuar qeveria e re”, thuhet ndër të tjera në kumtesë./Gazeta Sinjali/