Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga vartësja e tij, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, janë ulur në bankat e një shkolle në Llap, përderisa greva në arsim po vazhdon.
Kryeministri sot në Podujevë, ka vënë gurthemelin për ndërtimin e shkollës “Ilir Konushefci” në fshatin Llugë, prej nga vjen kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Kurti, Nagavci dhe Bulliqi kanë shfrytëzuar rastin që të ulën në bankat e një shkolle në Llap dhe të dalin në fotografi edhe pse nxënësit akoma s’kanë filluar mësimin e rregullt shkaku i grevës, që po mbahet nga 25 gushti.
Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, nëpërmjet një konference sot i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti, që të ulet dhe të bisedojë me sindikalistët që të gjejnë një zgjidhje.
Në anën tjetër, Kryeministri Kurti vazhdon t’i konsideroj të pakuptimta kërkesat e tyre.