image Kurti: Na ka marr malli për kafe e makiato me shoqni, mirëpo nuk duhet me pagu makiaton në spital

Kosovë

Mesazh/ Kurti: Na ka marr malli për kafe e makiato me shoqni, mirëpo nuk duhet me pagu makiaton në spital

news image

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u është adresuar sonte qytetarëve të vendit në kohën kur vendi sikurse e gjithë bota po përballet me pandeminë e koronavirusit.

Përmes një video të publikuar në Facebook, Kurti ka kërkuar nga qytetarët të qëndrojnë në shtëpi duke theksuar se do ta kalojmë këtë situatë së bashku.

“Na ka marr malli për kafe e makiato me shoqni, mirëpo nuk duhet me pagu makiaton në spital, sepse ai është çmim i shtrenjtë. Këto vështirësi do t’i kalojmë të gjithë së bashku. Çka po ju kufizohet juve po më kufizohet edhe mua, secilia anëtar i qeverisë do të ketë të njejtat kufizime që kanë edhe qytetarët dhe për këtë ju garantojë”, ka thënë Kurti./Gazeta Sinjali/