image Kurti: Mustafa më paralajmëroi për largim nga koalicioni, nuk e duronte presionin

Politikë

Kurti: Mustafa më paralajmëroi për largim nga koalicioni, nuk e duronte presionin

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e kishte paralajmëruar për largimin e partisë së tij nga koalicioni qeverisës edhe para se Agim Veliu të shkarkohej nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme.

Sipas tij, arsyeja e këtij paralajmërimi ishte se LDK-ja nuk e duronte presionin, pa treguar saktësisht se për çfarë presioni bëhej fjalë.

“Ishte letra që më dërgoi kryetari i LDK-së i cili më thoshte që posa të mbaroj puna e virusit do të dilnin nga koalicioni pasi nuk e duronin presionin. Ishin disa punë për të cilat më herët ishim dakorduar sikur reciprociteti. Më ka dërguar letrën me datën 16 mars në ora 12 të paraditës”, thotë Kurti.

Ndërkaq, kreu i LVV-së thotë se takimin me presidentin Hashim Thaçi e kishte kërkuar vetë ai.

“U takuam pasi në tryeza ndërkombëtare flisnim ndryshe. Në paraqitjet tona nuk ishim të sinkronizuar në një tryezë në Berlin nuk ishim të koordinuar. Takimi ndodhi me iniciativën time në atë takim desha të dijë cilat ishin vijat tona të përbashkëta në politikën e jashtme në mënyrë që të dakordoheshim”, shtoi ai në KTV./Gazeta Sinjali/