image Kurti: Mund t’i kemi punët keq me situatën energjetike nëse s’merren masa

Politikë

Kurti: Mund t’i kemi punët keq me situatën energjetike nëse s’merren masa

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot se Kosova ka arritur që ta evitojë krizën ekonomike falë kapaciteteve vendore për prodhim të energjisë.

Por, në lidhje me këtë, kryeministri deklaroi se me zgjatjen e gjendjes së krizës dhe rritjes së konsumit gjatë stinës së dimrit, tejkalohen kapacitetet vendore dhe mundësitë financiare për të prodhuar rrymë.

Po ashtu, Kurti deklaroi se shpërputhja e çmimit të importit me çmimin e furnizimit është e paqëndrueshme nëse nuk merren masa

“Deri më tash kemi arritur që të evitojmë efektet e kësaj krize falë kapaciteteve vendore për prodhimin e energjisë. Mirëpo zgjatja e gjendjes së krizës dhe rritja e konsumit sidomos gjatë muajve të dimrit, i tejkalon kapacitetet vendore dhe mundësitë financiare që ka sektori energjetik për të vazhduar përballjen me këtë krizë”.

Kryeministri u ka bërë thirrje ministrave përgjegjës që të marrin masat dhe veprimet e nevojshme për të siguruar stabilitetin e furnizimin me energji elektrike./GazetaSinjali/