Kryeministri Albin Kurti e ka marrë fjalën në Kuvend pas deklarimeve të deputetëve, të cilët tha se i falënderon për “kritikat, vërejtjet e sugjerimet”.
Kurti tha se në procesin e dialogut me Serbinë i ka mbajtur fjalët. Ai përmendi dakordimin e vitit të mkaluar që të takohet për çdo muaj me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
“Në këtë kuptim, nuk mund të ankohen tek unë miqtë, aleatët, partnerët tanë ndërtkombëtarë, sepse unë e kam mbajtur fjalën. Dikush tjetër s’e ka mbajtur fjalën”, tha ai.
Kurti tha se ndërmjetësve u ka thënë se vizita e tyre më 20 janar, mund të kishte ndodhur më 20 shtator.
“Kam pritur dinamikë shumë më intensive sesa kjo që ka ndodhur”, tha ai.