image Kurti: Ministri i ri i Shëndetësisë do të emërohet këto ditë

Politikë

Kurti: Ministri i ri i Shëndetësisë do të emërohet këto ditë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në lidhje me ministrin e ri të Shëndetësisë, që pritet ta zëvendësojë ish-ministrin Arben Vitia, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryeministri Kurti ka njoftuar se këto ditë do ta emërojë ministrin e ri të Shëndetësisë, teksa ka bërë të ditur se ushtruesja e detyrës, Dafina Gexha Bunjaku do të mbetet zëvendësministre.

Këto ditë do ta emërojë ministrin e ri të Shëndetësisë në vend të doktor Arben Vitisë. Dafina Gexha Bunjaku do të jetë zëvendësministre, ndërsa do të emërohet ministri i ri”, ka thënë Kurti në ATV.

Kurti i pyetur se a do të jetë ministri i ri nga Lëvizja Vetëvendosje, ai u përgjigj shkurt.

“Jo, do të jetë i Shëndetësisë”, ka thënë Kurti.

Ministria e Shëndetësisë mbeti me ministër në detyrë, pasi që ish-ministri, Arben Vitia dha dorëheqje nga kjo pozitë për të garuar për  kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e e Lëvizjes Vetëvendosje. /GazetaSinjali/