image "Kurti ministër i brendshëm", deputetja e pushtetit: Lumiri dëshiron koalicion me VV-në, ka ikur ai tren

Politikë

“Kurti ministër i brendshëm”, deputetja e pushtetit: Lumiri dëshiron koalicion me VV-në, ka ikur ai tren

news image

Deputetja e VV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili mbrëmë tha se “Kurti në rastin më të mirë do të ishte ministri i tij i brendshëm”.

Mulhaxha-Kollçaku përmes një postimi në Facebook tha se “kjo është mënyrë e tërthortë e Lumirit që të thotë se dëshiron të hyjë në koalicion me LVV”.

Sipas deputetes Kollçaku, “ka ikur ky tren”, pasi sipas saj, Abdixhiku është dashur t’i bashkohet Vjosa Osmanit.

“Kjo është mënyrë e tërthortë e Lumirit që të thotë se dëshiron të hyjë në koalicion me LVV. Mirëpo, ka ikur ky tren. Lumiri është dashur t’i bashkohet Vjosës, por, për atë hap nuk guxoi”, ka shkruar ajo.

/GazetaSinjali/