image Kurti: Me SHBA-në ndajmë vlera, orientime e interesa të përbashkëta

Politikë

Kurti: Me SHBA-në ndajmë vlera, orientime e interesa të përbashkëta

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ndihma që USAID i ka thënë Kosovës deri më sot kap vlerën e mbi 1 miliard dollar.

Kurti në konferencë për media me ndihmës administratoren e USAID-it, Erin E. McKee, tha se për çdo dollar të dhënë, populli i Kosovës dhe institucionet janë mirënjohëse.

“Fushëveprimi i kësaj agjencie është shumë sektorial. Aty përfshihen fushat si drejtësia, ekonomia, demokracia, energjia e qeverisja. Në të gjitha këto fusha vendi ynë ka shënuar përparim këto diç më pak se 21 muaj të qeverisjes sonë. Rritja, përmirësimi dhe zhvillimi janë dëshmi për partneritet të fuqishëm me miq tanë, por janë edhe ftesë për më tepër bashkëpunim. Me SHBA-në ndajmë vlera, orientime e interesa të përbashkëta. Me popullin amerikan ndajmë bindjet e fuqishme të përbashkëta për liri, drejtësi e demokraci. Tek USAID-i gjejmë edhe SHBA-në si shtet edhe popullim mik amerikan. Le t’i zgjerojmë lidhjet e thellojmë bashkëpunimin në shërbim të dy vendeve, dy popujve tanë, mbi bazën e vlerave e bindjeve që ndajmë”, tha Kurti.

/GazetaSinjali/