image Kurti me një video-mesazh: Parandalimi është jetë, pritja mund të jetë vdekje

Kosovë

Kurti me një video-mesazh: Parandalimi është jetë, pritja mund të jetë vdekje

news image

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmes një video-mesazhi, ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të qëndrojnë të izoluar në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit për shkak se gjendja e shëndetësisë në Kosovë nuk është e mirë dhe spitalet nuk mund t’i akomodojnë të gjithë.

“S’ka sistem shëndetësor në botë që mund të na akomodojë të gjithëve nëse sëmuremi njëkohësisht. Parandalimi është jetë, pritja mund të jetë vdekje”, tha Kurti.

Ai gjithashtu ka theksuar se Republika jonë nuk është imun ndaj kësaj sëmundje të rrezikshme dhe se nuk ka vend për trimëri e neglizhencë.

“Nuk kemi vaksinë, kemi vetëm distancë, qëndroni në shtëpi”, tha Kurti./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/albini2017/videos/2594761810771317/?xts%5B0%5D=68.ARA5XM9HfxcIlGp300tVpCve2TNOMD5rup41wxNmCQsuD4olR5lep78L_JQcAmdI08q248Mek9B_5iGiBwcaWlrrk-20QqJAZTaWCzchNOroFApmT3PlO6wMTuYxTGW-PUMv4W5mfa95GppYawe3DGSBdKeJNSR-HU64t-9gHt1MaYmarPOG7XPh_Fp0YTndT2izmsP-fFAeoWutg68d47laPeoPcC9D47_PcwccVnQcIK8cSv6I_fo529-Fbw7vP3fwM5cZOYzQSxwsYp9Smob5m7EE8sJD7XXv6DFYo8yc5WVFfJCfZXQVVZnG50lxOdAoXAhNQICtqVAkXjfOR8eLmGj0VPWFd1Y&tn=-R