image Kurti mbërrin në Prokurori, do t'i argumentojë akuzat kundër Thaçit e Veselit

Kosovë

Intervistimi/ Kurti mbërrin në Prokurori, do t’i argumentojë akuzat kundër Thaçit e Veselit

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbërritur në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, aty ku do të intervistohet rreth kallëzimit penal që ai dhe Glauk Konjufca e kishin ngritur kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Kurti i ka akuzuar Thaçin e Veselin se kanë dëshmuar rrejshëm nën betim, në seancën gjyqësore për “Syrin e Popullit”, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas Kurtit, nga ora 11:00 është paraparë intervistimi i nënkryetarit të LVV-së, Glauk Konjufcës.

Intervistimi mbahet i mbyllur për media. /Gazeta Sinjali/