image Kurti: Marrëveshja finale me njohje të ndërsjellë s’varet nga unë, varet nga Serbia

Politikë

Kurti: Marrëveshja finale me njohje të ndërsjellë s’varet nga unë, varet nga Serbia

news image

Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, ka thënë sot se nuk varet nga ai koha se kur mund të përmbyllet me marrëveshje dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kurti ka thënë se arritja e një marrëveshjeje finale ndërmjet dy vendeve varet nga Serbia, ndërsa përsëriti se prioritet i qeverisë së tij nuk është dialogu me fqinjin verior.

“Se kur do të ketë marrëveshje me njohje të ndërsjellë – që për bindjen time nuk ka alternative – nuk varet prej meje, varet prej Serbisë. Ju po e vëreni se prioritet i yni është punësimi dhe drejtësia, menaxhimi i pandemisë”, tha ai në mbledhjen e qeverisë.

Kryeministri deklaroi se dialogu nuk është çështje esenciale për shtetin dhe popullin e Kosovës.

“Kur na pyetni për dialogun, ne përgjigjemi, por jeta jonë nuk është e varur nga njohja nga Serbia”, theksoi Kurti.

Shefi i Qeverisë tha se për 10 vjet, Kosova ka bërë shumë koncesione për ta marrë njohjen e Serbisë.

“10 vjet koncesione në Kosovë. Gjithmonë me idenë se në fund vjen pavarësia, përkatësisht njohja e Serbisë për pavarësinë e Kosovës. Çfarë të bëjmë tash me ato koncesione? Është mirë t’i pyesni tash ata që i bënë këto koncesione”, tha Kurti./Gazeta Sinjali/