image Kurti luan rolin e hetuesit në rastin e djegies së veturës në QKUK, njëra kompani paralajmëron padi ndaj tij

Politikë

Kurti luan rolin e hetuesit në rastin e djegies së veturës në QKUK, njëra kompani paralajmëron padi ndaj tij

news image

Djegia e veturës së drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, Musa Vitija ka nxitur shumë reagime. Ky rast që ndodhi për herë të dytë të premten e shtyri edhe kryeministrin Albin Kurti të reagojë, teksa në anën tjetër Policia ka hapur rast. Por përveç tyre, siç duket edhe Kurti po e luan pak rolin e hetuesit, raporton Gazeta Sinjali.

Lidhur me rastin, Policia vetëm njoftoi se “Dy ankuesit meshkuj kosovar kanë njoftuar se iu janë djegur veturat të cilat kanë qenë të parkuara në parkim. Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse”.

Por sot, gjatë vizitës në ShSKUK, Kurti tha se dy kompanitë, “Security Code”, përgjegjëse për sigurimin fizik dhe “Quantic”, përgjegjëse për mbikëqyrjen e kamerave kanë dështuar në kryerjen e punës së tyre.

“Dy kompanitë, “Security Code”, përgjegjëse për sigurimin fizik dhe “Quantic”, përgjegjëse për mbikëqyrjen e kamerave kanë dështuar në kryerjen e punës së tyre. E para, sepse për herë të dytë nuk ka arritur të ofroj sigurinë e veturës së z. Vitija, kurse tjetra edhe pas dy jave nuk ka arritur t’i rikthejë në funksion kamerat e sigurisë të cilat janë të dëmtuara nga “vetëtima”.

Për këtë ka reaguar kompania “Quantic”, përgjegjëse për mbikëqyrjen e kamerave, “Quantic”, ku kanë paralajmëruar se do të bëjnë padi ndaj kryeministrit për prishje të imazhit të kompanisë dhe sipas tyre dezinformatat e shpërndara.

“Të dashur qytetar dhe media te nderuara. Ne si kompani “Quantic” jemi fitues te kontrates per mirembajtjen e laurave dhe vijushmërise ne pune , dhe nuk kemi kontrat per mirembajtje te kamerave apo vendosje te tyre. Ne pikat dalse te laurave jane 6 kamera qe jane vendosur nga kompania e kalume qe jane perdorur per nevoja te kompanis per ti kontrolluar terminalet se a jane ne funksion dhe asesi per vezhgim , pozicioni tyre eshte ne drejtim te terminaleve . Para disa jave ka pasur vetetim ku jane djegur te gjitha paisjet elektronike te laurave dhe paisjet e vijushmerise , gjithashtu edhe kamerat ku vetetima ka demtuar ne paisjet tona .

Ne si kompani kemi ndermarur te gjitha hapat e nevojshme i kemi rregulluar mbrenda 24h paisjet qe jane ne kontrat . Ne kemi kryer pune edhe jashte kontrates vetem qe sistemi te jete perfekt si ndrrim te terminaleve , lyrjen e rrugeve , shtrim te pllakave ne terminale , vendosje te laurave te mbrendshem , betonim etj.Sipas disa informatave QKUK posedon mbi 200 kamera qe menaxhohen nga vete ata dhe qe nuk kane mirembajtje te tyre .Ne do te bejme padi ndaj Kryeministrit per prishje te imazhit te kompanise dhe dezinformat rreth mirembajtjes se tyre “.

Përmendja edhe e kompanisë “Security Code”, nga ana e Kryeministrit, shkaktoi reagimin e Sami Lushtakut pasi kompania në fjalë është e djalit të vëllait të tij.

Komentet e kryeministrit, Lushtaku i cilësoi si sulme “të motivuara politikisht” ndaj kompanisë e cila është përgjegjëse për ruajtjen e sigurisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Edhe Serbia qishtu na ka ndjek si Albin Kurti. Ai është marrë me këtë kompani për shkakun tim, normal”, tha Lushtaku për Nacionalen.

/GazetaSinjali/