Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shkruar për ditën botërore të lirisë së shtypit.
Kurti ka shkruar se liria e shtypit është thelbësore për çdo demokraci për t’i shfaqur padrejtësitë dhe për t’i mbajtur me përgjegjësi liderët.
“Sot në ditën botërore të lirisë së shtypit na kujtohet se shtypi i lirë është thelbësor për çdo demokraci për të ekspozuar padrejtësinë dhe për t’i mbajtur me përgjegjësi udhëheqësit. Një shtyp që tregon të vërtetën bazuar në fakte dhe prova i mban qytetarët mirë të informuar dhe të kontrollojnë fuqinë”, ka shkruar Kurti./ Gazeta Sinjali/