image Barrikadat në Veri, Kurti paralajmëron takim me komandantin e KFOR-it: Kjo situatë nuk do të tolerohet më

Politikë

Barrikadat në Veri, Kurti paralajmëron takim me komandantin e KFOR-it: Kjo situatë nuk do të tolerohet më

news image

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, për barrikadat në veri tha se së shpejti do të takohen me komandatin e KFOR-it, ku do sqarohet gjithçka pasi janë bërë dy javë që 11 barrikada janë në veri dhe se nuk do të lejohet më kjo gjendje.

“KFOR-i ka kërkuar pak kohë prej neve dhe i kemi dhënë, por jemi dëshmitarë se sot janë bërë dy javë që janë vendosur 11 barrikada në veri të Lumit Ibër dhe ato janë duke penguar lirinë e lëvizjes”, tha Kurti.

Më tej ai shtoi se KFOR-i është zotuar për mjedisë të qetë dhe sigurtë me vlerë kryesore lirinë e lëvizjes.

Kryeministri shtoi se lirinë e lëvizjes gjithmonë e ka përmendur KFOR si vlerë mbi 23 vjet të pasluftës në vendin tonë.

“Ne i kemi dhënë kohë KFOR-it pikërisht se liria e lëvizjes është konsideruar si vlerë kryesore nga pikëpamja e KFOR-it”, tha Kurti.

Kryeminstri më tej theksoi se liria e lëvizjes nuk është, sepse janë 11 barrikada të cila nuk janë civile, por janë barrikada të njerëzve të informuar e armatosur dhe janë të pozicionuar asisoi që më shumë mbrojnë personat e uniformuar e armatosur që të shtiejnë në veturat që vijnë, sesa në kalimin e automjeteve në anën tjetër.

Sipas tij ato nuk janë barrikada civile, por KFOR-i ka kërkuar kohë dhe pas Krishtlindjes do të ketë një takim me komandantin e KFOR-it dhe do të sqarohet e tëra.

“Kjo nuk do të tolerohet pafundësisht. Janë bërë dy javë dhe nuk mund të lejojmë barrikadat edhe me javë të tjera e mos e kemi lirinë e lëvizjes”, tha kreu i Qeverisë.

/GazetaSinjali/