image Kurti – LDK-së: Po dëshironi që edhe unë ta largoj Gërvallën me trupëroja, jam shumë ndryshe nga ju

Politikë

Kurti – LDK-së: Po dëshironi që edhe unë ta largoj Gërvallën me trupëroja, jam shumë ndryshe nga ju

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, na konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, ka folur për sulmet që sipas tij po i bëhen zëvendëskryeministres, Donika Gërvalla.

Sipas Kurtit kjo po ndodhë për shkak se përfaqëson një subjekt të ri politik, por edhe për shkak të raporteve të tyre, raporton Gazeta Sinjali.

“Ka një sulm të egër ndaj zëvendëskryeministres, për shkak se ajo tash përfaqëson një subjekt të ri politik, është në raporte shumë të mira me mua si kryeministër.”

Kurti tha se partia që po ankohet për Gërvallën, Lidhja Demokratike e Kosovës, dikur s’e lejonte Gërvallën të merrte pjesë në mbledhjen e tyre. Këtë gjë, Kurti thotë se LDK dëshiron ta bëjë edhe ai, por që sipas tij dallon shumë prej tyre.

 “Mos harroni që po ankohet në Gërvallën partia që kur ka qenë kjo anëtare nuk është lejuar të hyjë në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm, e mbani mend si janë përdorur turpëroja, që vajza e dëshmorit, heroit kombëtar të mos lejohet të hyjë në mbledhjen e LDK. Ata dëshirojnë që edhe unë ta bëjë të njëjtën. Unë jo vetëm që nuk jam i njëjtë me ta, por jam shumë i ndryshëm prej tyre”, tha Kurti, raporton Sinjali.

/GazetaSinjali/