image Kurti 'përgënjeshtron' raportin e Bankës Botërore: Ka rritje të GDP-së dhe investimeve

Prodhime Vendore

Kurti ‘përgënjeshtron’ raportin e Bankës Botërore: Ka rritje të GDP-së dhe investimeve

news image

Derisa Banka Botërore ka paraparë ngadalësim të rritjes reale të Bruto Prodhimit Vendor të Kosovës në 3.1% në vitin 2022, kryeministri Albin Kurti e thotë se kanë shënuar rritje ekonomike prej 4.9 për qind të Bruto Produktit Vendor.

Po ashtu Banka Botërore në raportin e ri  ka paraparë një ngadalësim të investimeve dhe konsumit privat, derisa kreu i Qeverisë thotë se investimet e huaja direkte janë rritur për 22 për qind.

Kryeministri Albin Kurti tha sot se mbi të gjitha me një qeverisje të mirë, të drejtë e zhvillimore, po ofrojnë një klimë të përshtatshme të të bërit biznes.

“Vitin që lamë pas shënuam rritje ekonomike prej 10. 7 për qind të bruto produktit vendor e në tre mujorin e parë të këtij viti 4.9 për qind të bruto produktit vendor, pasi që të zbritet inflacioni”, tha Kurti.

Kreu i Qeverisë shtoi se kjo është më shumë se në çdo vit tjetër në historinë e shtetit tonë dhe në rajon.

“Banka Botërore parashikon që Republika e Kosovës do të ketë rritjen më të shpejtë ekonomike në Ballkanin Perëndimor gjatë periudhës 2022-2024”, tha kryeministri Kurti.

Sipas tij edhe investimet e huaja direkte janë rritur për 22 për qind.

/GazetaSinjali/