image Banka Botërore paralajmëron ngadalësim të rritjes së GDP-së, shkak mungesa e investimeve

Financa

Banka Botërore paralajmëron ngadalësim të rritjes së GDP-së, shkak mungesa e investimeve

news image

Banka Botërore ka paraparë ngadalësim të rritjes reale të Bruto Prodhimit Vendor (GDP) për vitin 2022 sipas raportit më të ri të Bankës Botërore për ekonominë në Evropë dhe Azi Qendrore.

“Rritja reale e Bruto Prodhimit Vendor (GDP) të Kosovës pritet të ngadalësohet në 3.1% në vitin 2022 pas një ngadalësimi të investimeve dhe konsumit privat, thuhet në raportin më të ri të Bankës Botërore për ekonominë në Evropë dhe Azi Qendrore, të titulluar Mbrojtja Sociale për Rimëkëmbje.

Sipas raportit, në kontekstin aktual, mbështetja për të zbutur ndikimin e çmimeve në rritje të energjisë dhe ushqimeve duhet të fokusohet tek më të cenueshmit.

Ndërsa në periudhën afatmesme, zbatimi i përshpejtuar i reformave strukturore në energji, arsim, mbrojtje sociale dhe kujdes shëndetësor është thelbësor për të rritur rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të Kosovës.

/GazetaSinjali/