Pas vënies së gurthemelit në Qendrën e Mjekësisë Familjare, në lagjen Arbëria, kryeministri Albin Kurti, ka vizituar prodhues vendor në Gjilan.
Kryeministri Kurti është krenari që të shikosh që një biznes vendor ka arritur të ketë deri në 50 punëtorë e të shesin deri në 250 pika në Kosovë.
“Vit (2022) të personave më aftësi të kufizuara, aftësitë e pakufizuara nuk i kemi asnjëri prej nesh, por është shumë e rëndësishme që sa më shumë persona me aftësi të kufizuara t’i inkuadrojmë në jetën tonë shoqërore, ekonomike e kulturore”, ka thënë Kurti, gjatë vizitës në fabrikën për prodhimin e ëmbëlsirave “Bujana”.
Në takimin me pronarët e fabrikës, Kurti i falënderoi që në mesin e punëtorëve i kanë edhe dy persona me sindromën Down.