Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë e pritjes së kontingjentit të vaksinave që është ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka falënderuar këtë shtet për ndihmën e ofruar në luftën kundër COVID-19.
ShBA-të, kanë ofruar ndihmë Kosovës me 35 mijë e 100 doza të vaksinës anti-covid.
Ai gjithashtu gjatë kësaj ceremonie është shprehur se vendi ynë është duke u përballur me valën më dramatike të COVID-19.
“Tani kur po përballemi me valën me dramatike të variantit Delta, ka arritur kontingjenti me 35 mijë e 100 doza nga 500 mijë sosh sa do vijnë nga ky donacion. Jemi mirënjohës për mbështetjen dhe bashkëpunimin e solidaritetin që është duke u treguar nga miqtë dhe aleatët, ShBA-të”.
“Në emër të Qeverisë dhe qytetarëve i falënderojmë të gjithë ata që janë duke kontribuar në aleancën COVAX, për përkrahjen e dhënë për Kosovën që nga marsi dhe për vazhdimin e kësaj përkrahje”, ka thënë Kurti.
Kryeministri i Kosovës ndër të tjera ka bërë thirrje që qytetarët të respektojnë masat kundër koronavirusit.
“Ju lus të gjithëve të mbani maskat, mbani distancën fizike, higjienën dhe të shmangni grumbullimet në vende të mbyllura, në mënyrë që ta ulim numrin e infektimeve të reja. Të ruajmë jetën e secilit, të shmangim vdekjen si pasojë e COVID-19”, ka thënë Kurti. /GazetaSinjali/