Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë, duke thënë se në substancë Kushtetuesja ka vlerësuar se këto kufizime janë në përputhje të plotë me Kushtetutën.
Tutje siç ka thënë Kurti, këto vendime vetëm kanë vlerësuar një pjesë të fjalëve dhe mënyrën se si janë përdorur ato, si në rastin e Prizrenit, duke thënë se nuk duhej të përdorte togëfjalëshin “zonë karantine” për të caktuar ndalimin e hyrje-daljes nga Komuna e Prizrenit.
Kurti tutje ka ftuar të gjithë deputetët që të lënë mënjanë kalkulimet politike dhe partiake dhe të ndërmarrin hapa të duhur për të mirën e qytetarëve, sidomos në këtë kohë pandemie./ Gazeta Sinjali/