Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për kërkesën e tij që në Kosovë të shtohen trupat e KFOR-it.
Ai tha se Kosova ka shprehur interesimin që të ketë prezent më shumë ushtarë të KFOR-it për shkak të 48 bazave ushtarake të Serbisë në kufi me Kosovën.
“28 baza janë ushtarake dhe të tjerat quhen civile por sidomos për shkak se prezenca e elementeve ushtarake paramilitare si mercenarët e Wagnerit, ku prezenca e tyre në këto baza është shumë brengosëse dhe sfiduese”, është shprehur Kurti.
Tutje, ai tha se për më shumë se dy dekada, në Kosovë janë prezent ushtarët austriakë dhe sipas tij, për krejt këto vjet, Kosova s’ka pasur asnjë incident me ta dhe ka pasur vetëm kujtime të mira.