image Kurti: Kërkesa për gjendje të jashtëzakonshme, e paarsyeshme, e padobishme, e palogjikshme

Kosovë

Kurti: Kërkesa për gjendje të jashtëzakonshme, e paarsyeshme, e padobishme, e palogjikshme

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i është drejtuar qytetarëve përmes një konferencë për media pas inicimit të mocionit të mosbesimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kurti ka thënë se kërkesa për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë nga ana e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është e panevojshme.

“Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për bindjen time të fuqishme është paarsyeshme, e palogjikshme, e padobishme, e papërgjegjshme dhe e parëndësishme”, ka thënë fillimisht ai.

Më tej, i pari i Qeverisë ka thënë se kjo nevojë mund të shfaqet në javët në vijim, por që nuk është e arsyeshme të shpallet sot.

“Unë edhe sot jam i bindur që nuk ka nevojë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, është e mundur që  një nevojë e tillë të shfaqet në javët në vijim. Unë punoj, e uroj, lutem që kjo të mos ndodhë, mirëpo jam i bindur që as mbrëmë as sot nuk kemi arsye për një gjë të tillë”, ka thënë Kurti.

Presidenti i Republikës së Kosovës mbrëmë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, propozoi një dekret që ta shpallte gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë, pas shënimit të rasteve me koronavirus në Kosovë./Gazeta Sinjali/