image Kurti: Jemi Qeveria e parë që e ka prioritet aftësimin dhe edukimin profesional

Politikë

Kurti: Jemi Qeveria e parë që e ka prioritet aftësimin dhe edukimin profesional

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në festën e fundvitit të organizuar nga fondacioni gjerman Help-Hilfe zur Selbsthilfe, i cili që nga viti 2015 ka zbatuar projekte të ndryshme të punësimit në vend.

Sipas njoftimit të ZKM, Kurti ka thënë se ky trajnim profesional është pjesë themelore e reformave që po ndërmerr Qeveria në edukim dhe punësim.

“Falënderues për ftesën dhe për aftësimin qytetarëve, veçanërisht grave, për tregun e punës nëpërmjet ofrimit të mbi 2,000 trajnimeve profesionale, kryeministri Kurti tha se trajnimi profesional është pjesë themelore e reformave që po ndërmerr Qeveria në edukim dhe punësim.

Jemi të lumtur që si qeveria e parë që e ka prioritet aftësimin dhe edukimin profesional, këtë vit shkollor tashmë kemi filluar pilotimin e pesë programeve të trajnimit në fushën muratorisë, teknologjisë së informacionit, turizmit dhe mikpritjes, floktarisë dhe kuzhinës”, u shpreh kryeministri.

Në njoftim thuhet se Kurti e vlerësoi edhe punën e HELP në mbështetje të personave me sindromën Down, duke shtuar se pavarësisht se Qeveria e ka deklaruar këtë vit si Vit i Personave me Aftësi të Kufizuara.

“Gjithmonë mund të bëhet më shumë për t’i fuqizuar më shumë ata që të kanë nevojë me qëllim përfshirjen e plotë dhe si të barabartë në shoqërinë tonë”.

Në këtë organizim, Help prezantoi të arriturat për këtë vit dhe planet për vitin e ardhshëm.

/GazetaSinjali/