Gjatë konferencës për media pas takimit bilateral me presidentin e Serbisë në Bruksel, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha janë duke punuar në përgatitjen e padisë kundër Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Kurti tha se për përgatitjen e kësaj padie kanë kërkuar ndihmë nga partnerët ndërkombëtarë, por që kjo do të marrë kohë.
“Kemi filluar me përgatitjet e para ndaj Serbisë për padi për gjenocid. Kemi kërkuar nga partnerët tanë ndërkombëtarë që të na ndihmojnë për ta bërë gati padinë. Do të marrë kohë përgatitja e kësaj padie”, ka thënë ai.
Në këtë konferencë, Kurti tregoi se në takim ka shtruar edhe çështjen e të pagjeturve, duke shtuar se kjo çështje nuk pret më.
Kurti tha se pret që dialogu Kosovë- Serbi të përfundojë me njohje të ndërsjellë mes palëve./Gazeta Sinjali/