Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ndihet i lumtur që nuk e miratoi propozimin e presidentit, Hashim Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, sepse ky ishte temtim puç nga presidenti, transmeton Gazeta Sinjali.
“Dua ta theksoj një fakt që Qeveria e Kosovës per këto 50 ditë ka bërë shumë, ne jemi në rrugën e drejt, po mund ta rrëzojmë qeverinë sepse nuk i kam 61 deputetë. Por jam i lumtur që nuk kam shpallur gjendje të jashtëzakonshme sepse ka pasur tentim puçi. Do te dalin transkriptat e Keshillit te Sigurimit, do ta shihni. Nuk e denigroj qenien time, sjam si kryeministrat e tjerë. Tash do të jetë më vështirë pas rrëzimit të qëverisë, por sa të ketë popull gjallë, ka rezistencë ndaj të keqes”, ka thënë Kurti.