Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se “Streha e kujtimeve nga burgu i përndjekjes” quhet përnjëherë, tashmë ish Burgu i Prishtinës, i cili sot u bë muze, shkruan Gazeta Sinjali.
Kurti në një postim në Facebook ka thënë se Adem Demaçi, Fazli Graiçevci, Rexhep Mala e Ukshin Hoti janë disa prej emrave të cilët u mbajtën e u malltretuan në këtë burg.
“Do të mblidhen shumë kujtime e dëshmi të cilat do të vendosen në këtë muze që të ilustrohet dhuna e regjimit serb mbi patriotët shqiptar. Nëse keni dëshmi apo e njihni dikë që ka qenë në këtë burg mund të shkruani në adresat e bëra publike”, ka shkruar ish-kryeministri Kurti./Gazeta Sinjali/