image Kurti ia kushton një postim 1-vjetorit të pritjes së refugjatëve afganë

Kosovë

Kurti ia kushton një postim 1-vjetorit të pritjes së refugjatëve afganë

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar një vjetorin kur Kosova e strehoi grupin e parë të afganëve.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, Kurti se në Kosovë janë strehuar 1 mijë e 798 afganë.

 “Një viti më parë, ne mirëpritëm grupin e parë të qytetarëve afganë që ishin larguar nga shtëpia e tyre në mes të kaosit dhe pasigurisë. Që atëherë, Kosova ka siguruar strehim për 1798 afganë. Ne jemi partnerë të aleatëve tanë dhe aleat të atyre që kanë nevojë për një dorë ndihmëse”, ka shkruar Kurti.

Strehimi i afganëve ishte kërkesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi bashkëpunëtorët e SHBA-ve në Afganistan rrezikoheshin pasi talebanët e morën pushtetin.

/GazetaSinjali/