Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ia ka dërguar një letër të gjatë presidentit Hashim Thaçi, duke i kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të reja pas kalimit të situatës me koronavirus.
Kurti ia ka përmendur Thaçit aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 dhe disa deklarata të zyrtarëve të PDK-së po atë vit, raporton Gzeta Sinjali.
“Ndonëse në dy shkresat tuaja të fundit, atë të datës 02.04.2020 dhe atë të datës 10.04.2020, thirreni në dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO 103/14 i datës 30.06.2014 (i publikuar më 01.07.2014), veprimet tuaja të cilat qartazi janë në kundërshtim me nenet e Kushtetutës të cilëve ju referoheni dhe Aktgjykimin të cilin ju përmendi, tregojnë se Ju dhe stafi juaj nuk i keni lexuar mjaftueshëm dhe me kujdes të njëjtat”, shkruhet mes tjerash në letrën që Kurti ia ka dërguar Thaçit.
Kurti i ka thënë Thaçit se po përdor standarde të dyfishta, teksa gjithashtu i ka kërkuar që t’i lë “lojërat politike”.
“E kam të qartë që situata aktuale nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve, dhe kjo është diçka që ne nuk po kërkojmë të bëhet tani, por sapo të krijohen kushtet pas kalimit të pandemisë. Mirëpo ajo që nuk e kam të qartë, është standardi i dyfishtë që Ju dhe partitë politike po tentoni ta impononi në rrugë jokushtetuese, pas këtij mocioni mosbesimi i cili nuk dallon në aspekt formal dhe material nga praktikat e mëhershme. Ndoshta do të mund të na sqaroni këtë?”, shkruan Kurti në letrën dërguar Thaçit.
Më poshtë, mund ta lexoni letrën e plotë. /Gazeta Sinjali/