image Kurti i tregon Apostolovës që kishte të drejtë në raport me Thaçin për gjendjen e jashtëzakonshme

Kosovë

Videokonferencë/ Kurti i tregon Apostolovës që kishte të drejtë në raport me Thaçin për gjendjen e jashtëzakonshme

news image

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, sot përmes një video-takimi ka komunikuar me shefen e BE-së në Prishtinë, Natalya Apostolova, me të  cilën kanë diskutaur rreth pandemisë COVID-19 dhe menaxhimin që po i bëhet situatës.

Teksa kanë folur për këtë çështje Kurti i ka thënë Apostolovës se kërkesa e presidentit Hashim Thaçi për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ka qenë e paarsyeshme pasi sipas tij situata për parandalimin e COVID-19 është menaxhuar shumë mirë.

“Duke shprehur përkushtimin e Republikës së Kosovës në kryerjen e reformave të rëndësishme për anëtarësim në BE, kryeministri ka folur edhe për situatën në të cilën ndodhemi. Ai theksoi se kriza shëndetësore me COVID-19 është menaxhuar mirë duke dëshmuar se kërkesa për gjendje të jashtëzakonshme ishte e paarsyeshme dhe ka treguar se si po hapet gradualisht ekonomia duke shtuar masat mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e zyrës për media të kryeministrisë.

Në këtë video-takim ka marrë pjesë edhe ministsri për Integrime, Blerim Reka, i cli ka thënë se shpreson në një vendim të shpejtë të BE’së për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kryeministri në detyrë Kurti gjthashtu ka falendëruar BE-në për ndihmën që kanë ofruar në menaxhimin e pandemisë dhe zotimin për ndihmë në rimëkëmbje ekonomike si dhe për rolin konstruktiv që zyra e BE-së ka luajtur në këta muaj.

Ambasadorja Apostolova sipas komunikatës ka falendëruar kryeministrin për menaxhimin e pandemisë dhe ka ofruar ndihmën e BE-së në lidhje me planet dhe strategjinë për rimëkëmbjen ekonomike./ Gazeta Sinjali/