image Kurti i shpreh ngushëllime një ditë me vonesë familjes së Veselit

Sociale

Kurti i shpreh ngushëllime një ditë me vonesë familjes së Veselit

news image

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe familjes së tij, për vdekjen e Fazli Veselit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurti ka thënë se e ka marrë me keqardhje lajmin për vdekjen e babait të ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Me keqardhje të madhe mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Fazli Veselit. Në këto çaste pikëllimi, i shprehë ngushëllime ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe mbarë familjes Veseli, për vdekjen e familjarit të tyre”, citohet të ketë thënë kryeministri.

Babai i Kadri Veselit ka vdekur dje në moshën 94-vjeçare. Varrimi i tij është bërë mbrëmë, pa prezencën e Veselit, i cili ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, ku po akuzohet për krime lufte./Gazeta Sinjali/