Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngushëlluar për vrasjen e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe.
Kurti tha se ai ka qenë një mik i mrekullueshëm i Kosovës dhe një lider i shquar i Japonisë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Jemi të pikëlluar dhe të shokuar nga vrasja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Kryeministri Abe ishte një lider i shquar i Japonisë dhe mik i mrekullueshëm i Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe populli ynë po luten për familjen e kryeministrit Abe, miqtë e tij dhe popullin e Japonisë“, ka thënë kryeministri Kurti.
Më herët edhe presidentja Osmani reagoi për vdekjen e Abes, duke thënë se ai luajti një rol të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve mes dy shteteve, Kosovë-Japoni.
Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe ka vdekur në spital pasi nuk u përballoi plagëve të marra.